• Shqip
  • English
  • E diel, 19 Maj 2019
  • Shqip
  • English
  • Histori Personale Të gjitha

    ‘Gjeti një grua tjetër, nuk jep para për fëmijët’! Historia e trishtë e nënës që u martua 14 vjeçe


    Një histori e trishtë e trajtuar sot në emisionin ‘Me zemër të hapur’. Një grua e martuar që në moshën 14 vjeçe u divorcua nga burri, pasi ai luante shumë bixhoz, e dhunonte dhe e mashtronte. Nëna nga Lezha me dëshpërim të madh kërkon ndihmë, sepse burri nuk i përmbush detyrimet ligjore të caktuara nga Gjykata për të ndihmuar fëmijët, detyrime të caktuara në seancat e divorcit. Prej vitesh është kujdesur ajo, por tashmë nuk ka më mundësi. Bashkëshorti nga ana tjetër premton se do ndihmojë por deri tani nuk ka shlyer ende asnjë detyrim.

    Duke folur në emision nëna e trishtuar shprehet: “U martova e re në moshën 14 vjeçare. Kur isha e re nuk e kuptoja rëndësinë e këtij vendimi. Ish burri më gënjeu, ai ishte mashtrues dhe luante bixhoz, unë nuk e dija këtë fakt. Më hoqi edhe nga shkolla , nuk arrita dot të përfundoja gjimnazin. Kur u bëmë me fëmijë jeta ishte shumë më e vështirë. Ai nuk punonte dhe nuk sillte asgjë në shtëpi. Un e kisha të vështirë të jetoja me të pasi filloi edhe të më dhunonte”.

    Fëmijët e saj janë të vegjël, njëri 10 e tjetri 14 vjeç. Ata kanë nevojë për ndihmë e ndërkohë që ish burri është martuar me një tjetër. Stafi i emisionit kanë kontaktuar me zyrën përmbarimore Lezhe dhe ish burri i saj nuk figuron i punësuar. Megjithatë Përmbarimi ka njoftuar se rasti do të rishikohet./ Referuar News 24/ Tiranapost.al.