SPORT

Gjesti ndaj tifozëve, UEFA dënon Cristiano Ronaldon

Gjesti ndaj tifozëve, UEFA dënon Cristiano Ronaldon

UEFA e ka falur në një farë mënyre yllin e futbollit Kristiano Ronaldo pas gjestit të shëmtuar që bëri ndaj tifozëve në përfundim të sfidës mes Juventusit dhe Atletikos së Madridit, sfidë që u fitua me rezultatin 3-0 nga ana e bardhezinjve. Në këtë ndeshje portugezi ishte dhe autori i tre golave që sollën kualifikimin e torinezëve për në çerekfinalet e Champins League.

Kështu, qeveria e futbollit europian ka ndëshkuar yllin e Juventusit me 20 mijë euro gjobë, për gjestin e “los huevos” të bërë nga portugezi, një përgjigje për atë që bëri Simeone në Madrid, i cili gjithshtu u ndëshkua nga UEFA po me 20 mijë euro gjobë./Tiranapost/A.C