• Shqip
  • English
  • E enjte, 18 Prill 2019
  • Shqip
  • English
  • Botë Te gjitha

    Gjermania rob i Rusisë?! Merkel ia qëndis Trump-it: Aty ku jam rritur unë…


    Anglela Merkel i ka kthyer kritikat Donald Trump-it i cili sulmoi Gjermaninë duke thënë se është vend tërësisht në duart e Rusisë, që nga vendimet politike. Përveçse ka mohuar faktin se Gjermania kontrollohet nga rusët, Kancelaria bëri të ditur se nuk kishte nevojë për mësime në lidhje me regjimet autoritare, duke i kujtuar Trump se ishte rritur në Gjermaninë Lindore dhe se ka qenë pjesë e sferës së ndikimit të Bashkimit Sovjetik.

    Duke mbërritur në selinë e NATO-s pak orë pasi Trump  mbushi Gjermaninë me kritika Merkel tha:E kam përjetuar kohën kur Gjermania ishte e kontrolluar nga Bashkimi Sovjetik. Jam shumë e lumtur që sot jemi të bashkuar në liri, që sot kemi Republikë Federale Gjermane. Për këtë mund të them se ne i bëjmë politikat tona në mënyrë të pavarur, ashtu si vendimet që i marrim në mënyrë të pavarur. Sa I përket kontributit në NATO, Trump e di shumë mirë se kush kontribuon shumë, Gjermania është ndër ato vende, ne kemi bërë shumë për NATO-n. Ne gjithashtu kemi mbrojtur interest e SHBA-ve./ Ky artikull është marrë nga The Guardian, përkthyer dhe përshtatur për Tiranapost.al Elisa Bajrami.

    Akuza e fortë e Trump: Gjermania, rob i Rusisë!