• Shqip
  • English
  • E hënë, 9 Dhjetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Kosova Politikë Të gjitha

    Gjenerata e re e politikanëve sfidoi gardën e vjetër! New York Times dhe media të tjera për zgjedhjet në Kosovë


    Mediat e huaja kanë vëmendjen tek zgjedhjet në Kosovë, që për hir të së vërtetë s vlen të pranohet se ishin shembull, pa incidente të rënda dhe një proces të shpejtë numërimi. Mes BBC, edhe New York Times ka publikuar një artikull ku flet për luftëtarë që kanë qenë në pushtet por që nuk arritën dot të siguronin paqen për Kosovën, e ndërsa për liderët e rinj thotë se janë gjenerata e re e politikës që sfiduan gardën e vjetër, Me Albin Kurtin të Vetëvendosjes që triumfon në zgjedhje, pas tij Vjosa Osmani e LDK-së dhe partitë që historikisht kanë qenë në pushtet tashmë do jenë në opozitë, edhe pse mbetet për tu parë koalicioni i mundshëm.

    “New York Times” në artikullin e publikuar shkruan se Kosova kërkon një të ardhme të re, por problemet e vjetra ende mbeten.

    -Lexoni paragrafin e New York Times:

    ‘Qëkur Kosova përfundoi luftën e saj me Serbinë dy dekada më parë, figurat e saj politike mbizotëruese kanë qenë të gjithë burra që u ngritën si luftëtarë dhe e mbajtën pushtetin, pavarësisht se nuk arritën të siguronin një paqe të qëndrueshme dhe një ekonomi të mirë. Por në zgjedhjet kombëtare të dielën, një gjeneratë e re politikanësh po sfidon gardën e vjetër për herë të parë. Ndërsa mbetet ndarja e hidhur me Serbinë, me qeverinë në Beograd që refuzon ta njohë Kosovën si komb të pavarur, dhe shpresat për pajtim duken akoma larg, vëzhguesit shpresojnë se votimi mund të sigurojë një mundësi që vendi të shkëputet nga korrupsioni dhe keqmenaxhimi i viteve të pasluftës dhe përqendrohet në qeverisje më të mirë’.

    Ndërsa duke cituar Lulzim Pecin, drejtorin e Institutit të Kosovës për Kërkimin dhe Zhvillimin e Politikave në Prishtinë, ky i fundit thotë se është mundësia që gjenerata e re e politikanëve të thyejë ciklin e përdorimit të Serbisë si një justifikim për keqqeverisjen e Kosovës.

    Nga ana tjetër, Euronews shkruan se në Kosovë mbeten shqetësim korrupsioni dhe marrëveshja e paqes me Serbinë, probleme që po e mbajnë jashtë Kosovën si anëtare në OKB. Euroneës shkruan gjithashtu se populli tregoi me votë një pakënaqësi të madhe ndaj qeverisë së Haradinajt, i cili qeverisi me koalicion trepalësh.

    Image result for euronews Kosovo election

    BBC përveçse bën një historik të shkurtër të politikës dhe ngjarjeve kryesore dhe historike të Kosovës shkruan se dy liderët e rinj, Albin Kurti nga Vetëvendosja dhe Vjosa Osmani premtojnë të trajtojnë papunësinë dhe të luftojnë krimin dhe korrupsionin.

    Albin Kurti dëshiron të bëjë koalicion me LDK e Vjosa Osmanit për të kaluar tërësisht në opozitë Partitë qeverisëse prej vitesh. Ende nuk kemi një vendim përfundimtar. Procesi i numërimit është arritur me 96%, në krye qëndron Albin Kurti. Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti tha se do të “trokiste në derën e LDK” të hënën për të filluar negociatat./ Tiranapost.al. 

    foto galeri

     

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post