Aktualitet

Gjendet i vdekur me një plumb në kokë në punishten e tij

Një 60 vjeçar është gjetur  i vdekur në punishten e tij pasditen e sotme. Ngjarja ka ndodhur në lagjen Tophanë në Shkodër. Shtetasi me iniciale M. D është gjetur pa shenje jete nga familjarët  e tij.

Fillimisht u dyshua se vdekja kishte ndodhur për shkaqe natyrale por pas ekspertizës mjekoligjore rezultoi se 60 vjeçari ishte vrarë me një plumb në kokë.

Sipas familjareve viktima nuk ka pasur konflikte me askënd dhe prej kohësh ushtronte aktivitetin e tij  në këtë lagje. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

(foto nga vendngjarja)

* Ky post është publikuar në Tiranapost.al dhe është realizuar nga Lorena Fjolla