Aktualitet

Gjendet trupi i pa jetë i një emigranti në Pogradec

Gjendet trupi i pa jetë i një emigranti në Pogradec

Policia e Pogradecit ka gjetur një trup të pajetë. Sipas verifikimeve të kryera trupi i përket një 37-vjeçari me inicialet K.Ç i cili ishte emigrant në Greqi.

Trupi i pajetë i tij është gjetur në lagjen numër 5 të Pogradecit. Ai ishte banues në fshatin Buzaisht, por rezisdent në Greqi dhe sipas policisë viktima ka shenja dhune, kryesisht në kokë.

Po hetohet mbi këtë ngjarje të rëndë, që ka zgjuar sot qytetin e Pogradecit.