Aktualitet

Gjendet trupi i pajetë i një vajzë të re

Një vajzë, rreth 17 vjeç, është gjetur e pajetë në anë të lumit "Shkumbin". Policia e Rrogozhinës thotë se trupi i pajetë i vajzës është gjetur rreth 15:40.

Kanë qenë banorët e fshatit Çërmet ata që kanë parë kufomën, e seksit femër. Më pas është njoftuar policia. Sipas njoftimit zyrtar po kryhen veprimet hetimore dhe po punohet për identifikim e kufomës.

Ky është rasti i dytë brenda pak ditësh që një trup i pajetë gjendet në ujërat e vendit. Një ditë më parë trupi i pajetë i një personi u gjet nga policia e Vlorës pranë ishullit të Sazanit, i cili dyshohet të ketë qenë një skafist i një gomoneje me drogë.