Aktualitet

Gjendet një trup i pajetë në det

Një trup i pajetë është gjetur në plazhin e Gjeneralit. Sipas policisë së Tiranës kanë qenë peshkatarët e zonës, që rreth orës 13:50 kanë parë në sipërfaqen e ujit trupin e pajetë.

Trupi ishte në distancë 5-7 milje nga vendi i quajtur Kepi i Selitës. Peshkatarët pasi e kanë parë njoftuan policinë e cila e ka dërguar trupin në morg.

Sipas njoftimit zyrtar po punohet për ta identifikuar atë, ndërsa është i seksit mashkull. Ndërkohë mjeku ligjor është ai që do përcaktojë dhe shkaqet e vdekjes.