Aktualitet

Gjendet një skenë filmike nudo e Marilyn Monroes, konsiderohej e shkatërruar

Gjendet një skenë filmike nudo e Marilyn Monroes, konsiderohej e

Një skenë nudoje e Marilyn Monroes, e cila konsiderohej e shkatërruar, është gjendur pas shumë vitesh.

Bëhet fjalë për një skenë të shkëputur nga filmi “Të martuarit” ( “The Misfits”), i cili daton në 1961-shin dhe është me regji të John Huston.

Skena ka dalë në dritë falë Charles Casillo, i cili e zbuloi gjatë punës për librin e tij me titull “Marilyn Monroe: Jeta private e një ikone publike”.

Gjatë intervistës së bërë me Curtice Taylor, i biri i producentit Frank Taylor, ka zbuluar se ky i fundit e ka fshehur filmimin në një sirtar të mbyllur, që pas vdekjes se babait të tij, në vitin 1999.

I pyetur për të ardhmen e videos, Curtice Taylor ka thënë se nuk është marrë asnjë vendim deri tani.

Saiti “Deadline” shkruan se në skenë shfaqet një moment pasioni i Monroes me Clark Gable. Diva hollivudiane lejon t’i bjerë çarçafi që e mbulon, dhe aty shfaqet e tëra e zhveshur.

Regjisori John Huston vendosi përfundimisht të mos e përfshinte skenën në film, sepse mendonte se nuk ishte e rëndësishme për subjektin e filmit. Por nëse skena do përfshihej në film, do ishte një ndër të parat nudo të një aktoreje amerikane në epokën e filmave me zë.

“Të martuarit” është shkruar nga bashkëshorti asokohe i Monroe, Arthur Miller, dhe në të tregohet historia e tre djemve në garë mes tyre për të tërhequr vëmendjen e një gruaje të bukur.

Ky post u realizua nga E.B. Lajmi i referohet medieve italiane. Copyright Tiranapost.al.