• Shqip
  • English
  • E shtunë, 20 Korrik 2019
  • Shqip
  • English
  • Rajoni Të gjitha

    Gjendet kanabis para ndërtesës së qeverisë në Kosovë


    Me qëllimin për t’i dërguar një mesash qeverisë së Kosovës, një person ra në prangat e policisë.

    Policia e Kosovës raportoi se gjatë ditës së djeshme gjeti kanabis të mbjellë në një vazo në sheshin “Ibrahim Rugova” në Prishtinë, para ndërtesës të qeverisë.

    Ndërsa nuk bëhet publik emri i autori që kishte çuar vazon në këtë vend, raportohet se pas kontrolleve të policisë në banesën e tij iu gjetën dhe 51 copë bimë kanabis të mbjella.

    Sipas policisë ai është një person me probleme të shëndetit mendor:

    “Me vendim të prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt dhe rekomandon për kontrollim mjekësor”./ Tiranapost.al