Aktualitet

Gjendet i vdekur taksisti në Durrës

Familja e raportoi të zhdukur. Gjendet i vdekur taksisti në Durrës.
Gjendet i vdekur taksisti në Durrës

Lajmi i keq mbërriti në familjen e taksistit Faik Fejzgo 53 vjeç. Më herët ata bënë një denoncim në polici për zhdukjen e familjarit të tyre, ndërsa policia vetëm pak çaste më parë lajmëroi se e ka gjetur atë të vdekur në makinën e tij.

E vetmja gjë që ka bërë të ditur policia, është se taksisti u gjet në zonën mes Kavajës dhe Rrogozhinës, ku mjeti i tij kishte rënë në kanal.

Taksistët e tjerë kanë thënë për policinë se nuk e kanë vënë re se kush ka hipur për herë të fundit në taksinë e 53-vjeçarit pasi ishte errësirë.

Viktima Faik Fejzgo ka dalë nga banesa e tij mbrëmjen e djeshme me taksinë e tij blu me targa DR 443 A dhe nuk është kthyer më...