• Shqip
  • English
  • E martë, 25 Qershor 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Të gjitha

    Gjendet i mbytur 17 vjeçari në Këlcyrë, familjarët akuzojnë shokun


    Pas 4 ditësh në kërkim, familja e Matia Rizallarit në Këlcyrë mori lajmin e trishtë. 17 vjeçari u gjend i mbytur në lumin Vjosë. Trupi i tij është gjendur në orët e para të mëngjesit, dhe shkaku ende nuk dihet. Por familjarët akuzojnë se Matia Rizallari mund të jetë vrarë nga shoku i tij.

    Babai i Matias, Arjan Rizallari e ka denoncuar në polici shokun e tij Egliter Dosti, 25 vjeç duke vënë gishtin tek ai si fajtor. 17-vjeçari ishte larguar nga shtëpia të dielën në drekë bashkë me një shok për t’u larë dhe që prej asaj dite familjarët nuk patën më asnjë kontakt me të.

    Policia ka shoqëruar në polici 25 vjeçarin dhe po e merr në pyetje./ Tiranapost.al. E.B

    Ura