Aktualitet

Gjendet i ekzekutuar në mes të arës një 34-vjeçar

Gjendet i ekzekutuar në mes të arës një 34-vjeçar

*Foto ilustruese

Një 34-vjeçar u ekzekutua mesditën e kësaj të mërkure në fshatin Zall Xhuxhë, në Fant të Mirditës.

Viktima është identifikuar nga policia si Eri Zefi dhe u gjet nga banorët e zonës i mbuluar në gjak në mes të arës.

Sipas raportimeve, ishin banorët që lajmëruar policinë, ndërkohë që nuk dihen ende shkaqet e ngjarjes së rëndë dhe autorët e krimit.

Grupi hetimor në vendngjarje vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Me vrasjen Zefit, shkon në pesë numri i të vrarëve gjithsej brenda vetëm dy ditëve në Shqipëri. /Tiranapost.al