Kronikë e zezë Te gjitha

Gjendet e pajetë në mes të arave, dyshimet e para për vdekjen e një gruaje


*Foto ilustruese

Një grua u gjet pa shenja jete në një arë në zonën e Lundrës. Sipas burimeve zyrtare të policisë, gruaja mësohet se është rreth moshës 75-vjeçare, ndërsa ende nuk është bërë identifikimi i saj.

Trupi i pajetë i të moshuarës u gjet rreth orës 09:50 të kësaj të mërkure, ndërsa nga këqyrjet nuk dallohet shenja dhune.

Dyshimet e para janë se e ndjera ka ndërruar jetë nga shkaqe natyrale, ndërkohë vazhdojnë hetimet për zbardhjen e ngjarjes. / Tiranapost.al