Aktualitet

Gjendet i djegur një burrë brenda ashensorit

Një trup i djegur plotësisht është gjendur në brendësi të ashensorit, të një pallati ende në ndërtim në Sarandë.

Sipas policisë lokale bëhet fjalë për 58-vjeçari Agrim Proda, banues në Sarandë.

Nga hetimet paraprake dyshohet se është vetëdjegur, por nuk dihen ende arsyet e aktit.

"Shërbimet Policore dhe Grupi Hetimor kanë shkuar menjëherë pranë vendit të ngjarjes dhe kanë konstatuar se në brendësi (në gropën) e ashensorit gjendet plotësisht i djegur trupi i një shtetasi të seksit mashkull", thekson policia. /g.f/tiranapost.al

Na kontaktoni: 0684084690 /email: [email protected]