• Shqip
  • English
  • E mërkurë, 11 Dhjetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Lajme shkurt Të gjitha

    Gjenden burrë e grua të pajetë në një kasolle në Pogradec


    Burrë e grua janë gjetur të pajetë në një kasolle në fshatin Velçan të Pogradecit. Ata janë identifikuar si E.T 26 vjeç dhe F.T 23 vjeç.
    Nga hetimet paraprake dyshohet se këta shtetas gjatë natës janë konfliktuar dhe goditur fizikisht me njëri tjetrin.

    Më pas konflikti ka vijuar edhe jashtë banesës, konkretisht në një kasolle, ku shtetasja F.T dyshohet të ketë goditur në kokë bashkëshortin e saj i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Pas këtij veprimi, policia hedh dyshimet se e reja ka pirë helm dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

    Konflikti mendohet të ketë ndodhur për motive të dobëta midis dy bashkëshortëve. Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes së rëndë.

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post