Aktualitet

Gjeli i ngacmonte pulat. Zanafilla e sherrit banal të vëllezërve që përfundoi me 3 viktima

Gjeli i ngacmonte pulat. Zanafilla e sherrit banal të vëllezërve

Konflikti midis dy vëllezërve, ku Sali Dakuçi vrau të vëllanë Kujtimin, nipin Flogertin dhe më pas veten në Mat të Dibrës e kishte zanafillën vite më parë, kur gjeli i Kujtimit ngacmonte pulat e Saliut. Lidhur me këtë në vitin 2011, babai i vëllezërve Liman Dakuçi dhe Saliu kishin përfunduar në gjykatë me akuzën e 'dhunës në familje' pas denoncimit në polici të nuses së Kujtimit, Minishe Dakuçit.

Limani mohonte të kishte ushtruar dhunë ndaj saj, përveç një rasti kur i kishte gjuajtur me shpullë. Por nusja gjatë seancës gjyqësore, sipas gazetaën “Shqiptarja” shprehej për dy të akuzuarit: ‘Sali Dakuçi doli dhe gjuajti një gjel dhe tha ‘…do ta mbys se me vret pulat…”. Në këto momente ajo tregon se ishte gjuajtur dhe ofenduar nga Saliu dhe më pas nga vjehrri.

Përsa i përket vrasjes në Dibër, motra e dy vëllezërve rrëfen se pasi kishte ardhur për të vizituar babanë e sëmurë, kishte parë dy vëllezërit të debatonin jashtë duke iu lutur të mos ziheshin për gardhin, por të kujdeseshin për babanë. Ajo tregon së në fillim Saliu qëlloi mbi Kujtimin, më pas mbi nipin, Flogertin dhe në fund më pas veten. Kur e gjetën në shtëpinë e tij, ishte i gjithi i mbuluar me gjak dhe kishte vrarë veten më një plumb në kokë. /Tiranapost.al

http://www.tiranapost.al/sherr-me-arme-brenda-familjes-per-pronen-raportohet-per-tre-te-vdekur/