• Shqip
  • English
  • E hënë, 23 Shtator 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Të gjitha

    Gjëja që s’duhet të bëni nëse doni “Green Card” në Amerikë


    Shërbimi i Emigracionit dhe i Nënshtetësisë së Shteteve të Bashkuara (USCIS) shpalli një rregull përfundimtar i cili parashtron mënyrën sesi Departamenti i Sigurisë Kombëtare (DHS) do të vendosë se kush duhet lejuar të hyjë në Shtetet e Bashkuara dhe kush jo bazuar kjo në gjasat që një person të mund të kthehet në një barrë publike.

    Avokati Kieran Both sqaron gjithë sa duhet te dini për këtë çështje te rëndësishme.

    Sipas këtij rregulli, jo-emigrantët që kanë marrë përfitime (benefite) publike të cilat kalojnë një kufi të caktuar nuk kualifikohen më për shtyrje të qendrimit apo për ndryshim të statusit.

    Mos merrni benefite publike nëse doni green card. Nëse keni marrë në të kaluarën, merruni seriozisht me gjetjen e një dokumenti që vërteton që gjëndja juaj financiare është përmirësuar në atë pikë sa nuk keni më nevojë për përfitime publike.

    Sipas Ligjeve të Emigracionit (INA), një personi mund të mos i lejohet të futet në Shtetet e Bashkuara ose mund të mos i jepet statusi i residentit të përhershëm (green card-a) nëse personi në fjalë “ka të ngjarë që në çdo kohë të kthehet në një barrë publike”. Një person që është lejuar të futet [në Shtetet e Bashkuara] mund të bëhet gjithashtu subjekt largimi nga Shtetet e Bashkuara vendim ky i bazuar në një arsye tjetër deportimi të parashikuar nga rregulli i sipërpërmendur i barrës publike; kjo arsye përdoret rrallë. Kategori të caktuara personash siç janë refugjatët dhe azilantët, për momentin janë përjashtuar nga zbatimi i rregullit të barrës publike.

    “Barrë publike” nënkupton një individ që është ose ka të ngjarë të bëhet dikush që “është kryesisht në varësi” të “ndihmës publike në të holla si mjet sigurimi të të ardhurave” ose “nën kujdesin afatgjatë të një institucioni të specializuar, me shpenzimet e qeverisë”. Rregulli i ri përpiqet ta ngushtojë edhe më tej këtë përkufizim.

    Rregulli i barrës publike i pengon emigrantët të marrin green card (residencën e përhershme) dhe të rrinë pranë familjeve në Shtetet e Bashkuara, thjesht për arsyen që në një periudhë në të kaluarën, kanë marrë ndihmë mjekësore bazë, ndihmë ushqimore ose ndonjë shërbim tjetër me rëndësi jetike. Miliona emigrantë të ditëve tona që aspirojnë për status, që nuk kanë bërë asgjë të keqe dhe thjesht kanë ndjekur rregullat, mund të ndahen nga familjet e tyre dhe të mos lejohen të ndjekin ëndrrën amerikane.

    Me ligj, azilantët, refugjatët dhe kategoritë e tjera të personave në gjendje delikate nuk preken nga rregulli i barrës publike. DHS-ja gjithashtu nuk do të marrë në konsideratë asnjë përfitim publik të marrë nga imigrantët që janë pjesë aktive ose rezervistë të Forcave të Armatosura të SHBA-së ose bashkëshortëve apo fëmijëve të atyre që shërbejnë në forcat e armatosura. Po ashtu, DHS nuk merr në konsideratë përfitimet e marra nga fëmijët me nënshtetësi amerikane të të huajve si dhe përfitimet nga Medicaid të marra nga fëmijët e nënshtetasve amerikanë dhe fëmijët që janë në adoptim e sipër nga nënshtetas amerikanë./ Marre nga Illyria/ Tiranapost.al

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected] ose 068 408 1690