Lajme nga Bota

Gjatësia e gishtërinjve tregon për seksualitetin tënd

Gjatësia e gishtërinjve tregon për seksualitetin tënd

Gjatësia tek gishtërinjtë mund të tregojë shumë lidhur me seksualitetin. Daily Mail publikon një artikull ku bazuar në disa studime, është gjetur  se gratë të cilat i kanë gishtat me diferencë të madhe në gjatësi kryesisht gishti i unazës me gishtin tregues, kanë gjasa të jenë lesbike. Studiuesit nga Universiteti i ESSEX kanë analizuar gishtat e dorës mes binjakëve edhe tek meshkujt ku njëri prej tyre ishte hetero dhe tjetri homo.

U zbulua se binjaku homoseksual kishte një diferencë të madhe të gishtave, ndërsa tjetri hetero i kishte gati të barabartë në gjatësi gishtin tregues me gishtin e fejesës. Gishti tregues dhe i unazës tek gratë kanë zakonisht gjatësi të ngjashme, ndërsa tek meshkujt ka ndryshim më të madh. U zbulua se lesbiket kishin duar më shumë të tipit mashkullor. Tuesday Watts, ekspert nga departamenti i psikologjisë thotë për Daily Mail: "Për shkak se binjakët identikë, të cilët ndajnë 100 % të gjeneve të tyre mund të ndryshojnë në orientimet seksuale, faktorë të tjerë fizikë si gishtat japin indicie të tilla. Daily Mail/ Tiranapost.al

Researchers at Essex University study looked at sets of identical twins where one of each pair was straight.Individuals with fingers of different length were more likely to be gay (stock)