Lifestyle Showbiz Te gjitha TIP top

Gigi Hadid dhe Zayn Malik u ndanë mes zemrash e përkëdheljesh


Fansat e ish-grupit “One Direction”, pjesë e së cilit ishte Zayn Malik, fansat e tij si këngëtar solist dhe fansat e modeles Gigi Hadid sapo morëm lajmin e keq. Dyshja e famshme u nda. U ndanë në mënyrën më të dashur të mundshme. Fansat kanë postuar foto që dëshmojnë se sa keq po e përjetojnë këtë ndarje, ndërkohë që vetë Gigi dhe Zayn e kanë marrë lehtë, ose kështu duket.

(Gigi Hadid dhe Zayn Malik, foto nga Google)

Zayn shkruajti në statusin e pak minutave më parë: “Gigi dhe unë kishim një lidhje me argëtim, me dashuri, të pabesueshme dhe argëtuese dhe unë kam shumë respekt e adhurim për Gigin si grua dhe shoqe. Ajo ka një shpirt të jashtëzakonshëm. I jam mirënjohës të gjithë fansave tanë që po respektojnë vendimin dhe njëherësh privatësinë tonë. Donim që këtë lajm ta merrnit prej nesh. Ju duam të gjithëve”.

Ndërkohë që edhe Gigi ka shkruar: “Statuset e ndarjeve janë të vështira sepse është e vështirë të shprehësh me fjalë çfarë kanë përjetuar bashkë dy njerëz për disa vjet dhe nuk flsim vetëm për lidhjen, por edhe për jetën në përgjithësi. Unë i jam përherë mirënjohëse Zayt për kohën, mësimet e jetës dhe dashurisë që ai ndau me mua. Nuk dua asgjë më shumë se sa më të mirën për të dhe do vazhdoj ta mbështes si mik sepse e dua dhe kam respekt. Për të ardhmen, do bëhet ajo që është e shkruar”, e mbylli ajo.

/F.H/Tiranapost.al

Përshtatur nga: Buzz Feed

Na kontaktoni: 0684084690 /email: [email protected]