• Shqip
  • English
  • E mërkurë, 17 Korrik 2019
  • Shqip
  • English
  • Lifestyle Showbiz Të gjitha TIP top

    Gëzuar ditën tënde, edhe ti babi që nuk jeton më


    Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Babait, nuk u uruan vetëm ata që fatmirësisht jetojnë, por u kujtuan edhe ata që nuk janë më.

    Postimi i Michelle Obama-s në Instagram

    Michelle Obama zgjodhi foton e preferuar të të atin, ku qartësisht dallohej serioziteti i tij. Ndaj edhe Michelle e donte kaq shumë.

    Postimi i Ajola Xoxës në Instagram

    Që nga dita që ai iku, kushedi se sa herë e ka kujtuar Ajola jo vetëm me mendje e zemër dhe aty është vazhdimisht, po edhe në rrjete sociale. Edhe sot, në ditën e tij, në të parën të babait që nuk janë bashkë, e kujtoi. Postoi foton e vallëzimit atë e bijë të shkrepur në ditën e dasmës.

    Postimi i Manjola Nallbanit në Instagram

    Një mesazh të gjatë e të gjatë sapo shkroi edhe Manjola Nallbani që e niste me “Bushi im i dashur sa doje të jetoje e të të uroja sot…” dhe e mbylli me kujtimet e fëmijërisë. Sigurisht postoi edhe atë foton që dëshmon qartë se ajo ka qenë vajza e babit.

    Postimi i Rovena Dilos në Instagram

    Siç është e babit edhe Rovena Dilo. “Babi im,Vangjeli im,dashuria ime e pazëvendsueshme…! Përjetësisht vajza e babit!”, shkruan ajo në foton bardhezi.

    Postimi i Kim Kardashian në Instagram

    Edhe Kim Kardashian bëri një postim për të atin që prej vitesh nuk jeton.

    *Ky post është realizuar nga Fabjola Hije.