Aktualitet

Gëzuar 7 marsin nga nxënësit e vegjël që u bënë të famshëm

Nesër e dimë që do vërshojnë fotot me mamatë, por sot është dita e mësuesit. Dhe mësuesin e lidhim gjithmonë me vitet e shkollës, sidomos me ato të fillores. Mbase se kanë kaluar më shumë vite. Kështu që me rastin e urimeve për mësuesit, të famshmit shqiptar publikuan fotot e vjetra. Dikush me ngjyra, dikush bardhezi, dikush nga festa e abetares e të tjerë nga dita e parë e klasës së parë.

[caption id="attachment_194034" align="aligncenter" width="658"](Ilir Meta, foto nga Instagrami)[/caption]

Presidenti Meta nxitoi për t`i uruar mësuesit me një foto nga vitet e shkollës, ku mësuesja e tij nuk mungonte. E dalloni lehtësisht se ku ndodhet edhe pse nuk e ka shënuar gjëkundi.

[caption id="attachment_194035" align="aligncenter" width="655"](Orgesa Zaimi, foto nga Instagrami)[/caption]

Kurse Orgesa Zaimi gjeti një foto që ka përvjetor sot. E shkrepur fiks në 7 Mars, kur Orgesa këndonte në korrin e shkollës me rastin e kësaj feste.

[caption id="attachment_194036" align="aligncenter" width="662"](Eranda Libohova, foto nga Instagrami)[/caption]

Dhe kush e ka harruar ditën e parë të shkollës? Është ndër të paktat gjëra që bëhen njëherë në jetë. Pikërisht një foto të kësaj dite zgjodhi Eranda Libohova. “Dita e parë e shkollës në klasën e parë... më e vogla e klasës se s`kisha mbushur as 6 vjeç. Gëzuar festën”, shkruan ajo. Provoje ta gjesh  njëherë vetë. Po s`e gjete, ta themi ne. Është e para, djathtas.

[caption id="attachment_194037" align="aligncenter" width="675"](Bes Kallaku, foto nga Instagrami)[/caption]

Një ditë nga ato të shënuarat e shkollës është edhe Festa e Abetares. Pikërisht nga kjo ditë e postoi Bes Kallaku foton e tij. Na e tha dhe ku ndodhet mes gjithë shokëve. Rreshti i parë, lart, i treti me bluzë blu, fiks pranë djalit që po qan.

[caption id="attachment_194038" align="aligncenter" width="673"](Mihrije Braha, foto nga Instagrami)[/caption]

Kurse Mihrije Braha postoi një foto të fëmijërisë. Se shkolla është e lidhur ngushtë me këtë moshë./Tiranapost.al

Na kontaktoni: 0684084690 /email: [email protected]