Aktualitet

Geraldina Sposa, sepse të parat janë nuset

Krejt ndryshe nga 14 vitet e shkuara, sfilata e përvitshme e sallonit Geraldina Sposa këtë vit i është kushtuar vetëm klienteve të sallonit, nuseve të ardhshme, që kanë qenë dhe spektatoret e vetme në një sallë të veçantë, brenda ambienteve të “E diela shqiptare”.

Ka qenë emisioni i përjavshëm i Gjebreas që ka mirëpritur sfilatën më të madhe të sallonit të veshjeve të nusërisë, bashkë me mysafiret e veçanta. Në një event, përveç pasarelës, ka pasur dhe shumë surpriza, ndër më të mezipriturat hedhja e një shorteu, që ka bërë të lumtur një çift, që ka fituar paketën për një muaj mjalti në Maldive dhe plot 23 nuse të ardhshme që për dasmën e tyre do të marrin dhe nga një fustan.

[caption id="attachment_234907" align="aligncenter" width="1280"] Të ftuarat speciale, veshur sipas Dress Code rigorozisht i zi, që ishte shkruar në ftesat e Geraldina Sposa[/caption]

Njëzetetre nuse të lumtura për të festuar njëzetetre vitet që ka në treg Geraldina Sposa. Kjo sfilatë e pesëmbëdhjetë, për të parën herë larg tapetit të kuq, është zhvilluar kështu, duke pasur në fokus vetëm nusen dhe asgjë tjetër: një pasarelë që ka përdorur fjalën e fundit të teknologjisë dhe ndriçimit, muzikë romantike, modele profesioniste dhe vajza të njohura të ekranit dhe sigurisht që sytë e të gjithëve kanë qenë atje ku ka qenë dhe interesi më i madh i të pranishmeve, tek fustanet e nusërisë.

[caption id="attachment_234904" align="aligncenter" width="853"] Andresa Ambrosio[/caption]

[caption id="attachment_234898" align="aligncenter" width="853"] Eva Murati[/caption]

[caption id="attachment_234902" align="aligncenter" width="1280"] Viola Spiro[/caption]

[caption id="attachment_234901" align="aligncenter" width="853"] Sara Kolami[/caption]

[caption id="attachment_234900" align="aligncenter" width="853"] Kledia Haxhaja[/caption]

[caption id="attachment_234917" align="aligncenter" width="853"] Vangjeli Telo[/caption]

Plot tridhjetëenjë modele kanë parakaluar përpara nuseve të ardhshme, të ulura si spektatore të sfilatës. Sfilata është hapur me fustanet model siluetë, me dantella delikate të punuara me dorë dhe copa të mëndafshta, për të vijuar me modelet më romantike, stilet princeshë, aq të dashura për nuset shqiptare. Të ndërthurura bukur, ato janë shfaqur përmes hireve të modeleve, por dhe vajzave të njohura,  që nuk mungojnë asnjëherë në sfilatën e Geraldinës si Viola Spiro, Eva Murati, Sara Kolami,  Andresa Ambrosio, që kësaj radhe ka qenë vërtet në shtëpinë e vet, apo Evangjeli Telo, velina e “Fiks Fare” . Fustanet kanë qenë një miksim mes brandeve të mëdha botërore dhe brandit të parë, që realizon veshje nusërie në Shqipëri, “Geraldina Sposa”.

[caption id="attachment_234905" align="aligncenter" width="1280"] Emel Petërçi[/caption]

Siç bën tashmë prej vitesh, ku nuset e vërteta ngjiten dhe në pasarelë, këtë vit mbyllja i ka takuar pikërisht një vajze të tillë, Emel Petërçi. Dhe nuk ka qenë thjesht nuse, por një nuse në ditën e saj të dasmës. Emocioni në fytyrën e Emelit ka qenë i jashtëzakonshëm, kur nën tingujt e “Simply the best”, që për shumë vite ka zbuluar vajzat më të dashura të ekranit shqiptar, është shfaqur me fustanin dhe buqetën e saj të nusërisë, me të cilat, në krah të të atit që erdhi ta merrte në skenë, është nisur me një karroce Hirusheje drejt vendit të kurorëzimit.

Një mbrëmje që ka bërë kaq shumë nuse të lumtura dhe një përrallë, që është mbyllur në mënyrën më të bukur, për një mbrëmje kaq të veçantë, siç vetëm Geraldina Sposa di të organizojë.