Showbiz

Georginës së Ronaldos i bie kurrizi gjithë ditën, laj, shpëlaj, gatuaj...

Georginës së Ronaldos i bie kurrizi gjithë ditën, laj,

Georgina Rodriguez ka dhënë një intervistë për Revista Elle ku ka folur për njohjen me Ronaldon, familjen që kanë krijuar dhe dedikimin totalisht ndaj tyre. Si është një ditë e Georginës, një vajze të re me shumë fëmijë nëpër këmbë?

"Gjëja e parë që më pëlqen të bëj në mëngjes është të kontrolloj fëmijët e mi në krevatët e tyre, të shikoj nëse janë zgjuar, t`i ndërroj, t`i laj dhe t`i marr për të ngrënë mëngjes. Ua dedikoj atyre gjithë mëngjesin, luajmë. I ndihmoj të rriten. U shërbej drekën, flemë dhe pastaj zgjohem për të shkuar në palestër e për të bërë një dush. Pastaj lexoj shumë, lexoj rreth recetave të shëndetshme për t`iu gatuar fëmijëve, lexoj rreth modës, rreth lajmeve të ndryshme dhe pak para gjumit na pëlqen të shikojmë dokumentarë”, tha Georgina që i është dedikuar totalisht familjes me shumë fëmijë, tre të ardhur nga nëna surrogate dhe një të lindur nga vetë ajo.

*Ky post u përshtat nga Elle dhe është realizuar nga Fabjola Hije.