Aktualitet

George padit revistën franceze: Askush s'mund të publikojë fotot e fëmijëve të mi

George Clooney e ka kthyer gjithë vëmendjen dhe shpirtin e tij tek fëmijët. Aktori 56-vjeçar paditi revistën franceze Voici pasi publikoi në internet fotot e binjakeve të tij të porsalindur me bashkëshorten Amal.

Clooney më vonë lëshoi një deklaratë në lidhje me planet e tij për të ndjekur penalisht revistën ku tha se do jetë mbrojtësi më i madh i privatësisë së fëmijëve të tij.

"George dhe Amal i duan aq shumë  fëmijët e tyre," thotë një burim për ET. "Ata kanë vendosur për të shijuar kohën jashtë mediave në shtëpi me njëri tjetrin. Duke pasur fëmijë e ka bërë Georgen një baba edhe më mbrojtës dhe të vetëdijshëm. Një mik i tij thotë se George do bëjë gjithçka mundet për të siguruar që fëmijët të jetojnë si njerëz  normalë.

Burimi gjithashtu shton se çifti ka në plan të qëndrojë në Como, Itali, deri në fund të verës dhe pastaj do të kthehen në Britani. Nuk ka asnjë fjalë nëse ata planifikojnë të bëjnë një kthim të përhershëm në SHBA.

George dhe Amal mirëpritën binjakët Ella dhe Aleksandër më 6 qershor dhe çifti ende nuk i ka publikuar fotot e të vegjëlve.

Pas lajmit për qëllimin e Clooney për të paditur Voici, revista lëshoi një deklaratë duke thënë se për shkak se George dhe Amal janë "personalitete shumë publike", imazhet e publikuara ishin një "përgjigje ndaj një kërkese publike". Tiranapost.al E.B