Lifestyle Showbiz Te gjitha TIP top

George Clooney është shakaxhi i madh. Historia me pelenën e ndotur të djalit qenka ç’qenka


George Clooney dha një intervistë për Charlotte Hawkins dhe Kate Garraway ku nxori në pah George-n humorist e qaraman. Tregoi një histori se si ia punoi punonjëses së pastrimit të shtëpisë dhe ia ngriu gjakun.

“Pak para se të dilja nga shtëpia, mora një pelenë të pastër të fëmijëve dhe e bëra me nutella. Dola, dhe kur u ktheva shkova tek koshi gjoja për të kontrolluar a kishte ndotur sot djali me justifikimin që Amal më pyeti. Iu afrova koshit, nxora pelenën dhe e hodha në fytyrë si padashje duke e lëpirë. Ndërkohë bridhja me vrap nëpër shtëpi dhe bërtisja”, tregoi ai që ia paska ngrirë gjakun punonjëses që gjithsesi s`kishte asnjë faj.

George tha se e adhuron të qenit baba dhe se fëmijët e tij nuk janë qaramë. “Më shumë qaj unë se ata. Qaj e bërtas katër herë në ditë se jam i lodhur nga puna. Tani jemi në fazën që fëmijët po hanë ushqim solid dhe në ditët e para që nisën ta provonin karrotën isha shumë i frikësuar”, e mbylli burri që për pak menduan se do vdiste beqar e jo më të bëhej baba i përkushtuar i dy fëmijëve binjakë.

*Ky post u përshtat nga Daily Mail dhe është realizuar nga Fabjola Hije.