BotëTe gjitha

Gënjeu për takimin me Putin, jep dorëheqjen Ministri i Jashtëm i Holandës


Ministri i Jashtëm holandez, Halbe Zijlstra ka dhënë ditën e sotme dorëheqjen e parevokueshme pasi u zbulua se kishte gënjyer publikisht në lidhje me një takim me presidentin e Rusisë Vladimir Putin.

4 muaj më parë ai kishte aluduar se kishte qenë prezent në një takim me një grup biznesmendësh ku prezent ishte edhe Vladimir Putin, i cili kishte folur për projekte ekspansioniste dhe “krijimin e një Rusie të madhe”. Por, ditën e sotme në një intervistë me të përditshmen holandeze “Vokskrant”, Zijlistra pranoi se ai vetë nuk ka qenë i pranishëm në një takim të tillë ashtu siç kishte pretenduar, por historinë e kishte dëgjuar nga një burim i tij shumë i besueshëm.

Ish-ministri e justifikoi gënjeshtrën duke thënë se e kishte bërë për të mbrojtur identitetin e burimit të tij të informacionit, por megjithatë ka paraqitur dorëheqjen. K.H/ tiranapost.al