Aktualitet

Gazsjellësi TAP në Shqipëri, gjysmë i përfunduar

Gazsjellësi transadrikatik TAP ka përfunduar 47% të shtrimit të tubacioneve që parashikon plani për Republikën e Shqipërisë dhe të Greqisë. Ky lajm bëhet i ditur nga vetë konsorciumi TAP me anë të një njoftimi në rrjetet sociale.

Nga 750 km të parashikuara për të shtruar deri sot janë shtruar 360 km tubacion që përshkon territorin e dy vendeve. TAP është pjesë e korridorit jugor që do të sjellë gaz në Europë nga Azerbajxhani. K.H/ tiranapost.al