Sport Te gjitha

Gazi në finish i Skipers. Nuk e kap dot asnjë!


Dafni Skipers ndali “gazin” në vijën e finishit të 200m dhe mori zjarr, duke bërë të pamundur për kundërshtaret që ta kalojnë.

Holandezja stopoi kronometrin në kohën 22.05, duke shënuar rezultatin e saj më të mirë të vitit dhe duke marrë medaljen e dytë të artë në Kampionatin Botëror të Atletikës 2017, zhvilluar në Londër. Në shkallën e dytë të podiumit u ngjit Mari-Zhoze Ta Lou nga Bregu i Fildishtë, e cila shënoi me kohën 22.08 rekord kombëtar.

Kjo ishte medalja e parë e Ta Lou që dukej e shokuar për disa sekonda pas kursës, derisa kuptoi se çfarë kishte bërë dhe se çfarë kishte ndodhur. Medalja e bronxit shkoi tek Soni Miller-Oumbio që e përfundoi garën me kohën 22.15 dhe që e festoi me hare dhe britma. Kujtojmë se printjerja nga Bahames humbi nga duart medaljen e arit në 400m, kur në 20m e fundit të kursës u pengua teksa shikonte monitorin gjigand të stadiumit, duke e mbyllur garën e 4-ta. K.H/ tiranapost.al

Komento:

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *