Showbiz

Gazi e paska seriozisht. Ia zuri vërtet vendin Renatos

Gazi e paska seriozisht. Ia zuri vërtet vendin Renatos

Roli i Renato Mekollit në Hell's Kitchen vazhdon të bëjë zhurmë e lajm. Gjithë dynjaja vazhdon ta shajë: ai i keqi, ai arroganti, i pasjellshmi, harbuti. Por programi vazhdon po njëlloj. Renato sterrë i zi dhe konkurrentët në dorën e tij s'i kanë punët hiç mirë. Duket se edhe ata nuk e kanë hiç qejf dhe e fundit gjë që mund të të shkojë në mendje është t'i shohësh duke bërë foto me Renaton e duke qeshur.

[caption id="attachment_294967" align="aligncenter" width="1010"](Postimi i Gazit në Instagram)[/caption]

Me Renaton jo, po me Gazin po. Në Portokalli, aty ku e imiton, Gazi është po aq shef sa Renatoja. Dhe ia ka zënë vendin edhe në kuzhinën prej vërteti. Kuzhinierët e rinj duken të kënaqur teksa bëjnë foto me Gazin te shkallët e Topit.

*Ky post është publikuar në Tiranapost.al