• Shqip
  • English
  • E hënë, 16 Dhjetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Lifestyle Të gjitha TIP top

    Gazetarja Zefina Hasani ka thënë atë që ndjejnë të gjithë ata që pushuan në korrik e punojnë në gusht


    Nuk ka qejf më të madh sesa ato ditët para pushimeve. Kur bën listën e gjërave që të duhen, del nëpër dyqane për të blerë rrobat e banjës, bën valixhet, nisesh, kënaqesh pa fund, provon pjata të reja, zbulon vende që s’i kishe parë, fle deri vonë… dhe pastaj kthehesh prapë.

    Pikërisht ky kthimi na e prish qejfin. Sidomos kur ti i ke bërë pushimet në qershor a korrik dhe gjithë gushtin, kur shumica i fillojnë, ty të duhet të punosh.

    Ja këto halle ka Zefina Hasani këto ditë, që i është kthyer punës e sheh me sy e plas me zemër gjithë kolegët që pushojnë.

    Ç’të bëjë tjetër, veçse t’i kujtojë vetes që ka qenë edhe ajo dikur me pushime. Po, dikur, se ashtu na duket të gjithëve, sikur ka kaluar një jetë e tërë. Durim!/ Tiranapost.al

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post