Aktualitet

Gazetarja futet në politikë: Mos më kryqëzoni

Një nga kritikueset më të zjarrta të politikës në Kosovë, tashmë është pjesë e saj. Gazetarja Arbana Xharra është bërë pjesë e Partisë Demokratike të Kosovës. Ajo në fjalën e saj të parë, përkrahë kryetarit Kadri Veseli, tha se “është kjo parti e cila më premtoi hapësirë, pa asnjë kusht”.

“17 vjet në gazetari nuk janë pak. Kemi shkruar për transparencë, për llogaridhënie – edhe për këtë parti. Unë kam vendos me ndryshuar. Më është premtuar hapësirë për kauzat e mija personale. Unë s’du me ik prej Kosovës, do të vazhdoj të qëndroj në Kosovë, me i rritë fëmijët e mi këtu. Çka na mbetet është fytyra jonë. Para se të më kryqëzoni, më lejoni të punojë. Të gjitha shkrimet i keni online, asnjë nuk është fshirë. Unë do të vazhdoj me qenë kritikuese edhe brenda partisë. Me asnjë kusht nuk kam hy në PDK dhe për asnjë pozitë konkrete. Ka me qenë Arbana që kam qenë jashtë”.

veseli

Kush është Arbana Xharra?

Punon si gazetare prej vitit 2001. Karrierën e filloi në gazetën “Koha Ditore”, si gazeta e parë e pavarur e themeluar në 2006 dhe 2007. Arbana Xharra beson se demokracia do të lulëzojë dhe se shtypi duhet të ketë të drejtën për të hetuar shqetësimet publike. Ajo ka shkruar për një gamë të gjerë fushash, duke përfshirë një hetim në vitin 2006 mbi çështjen e shpenzimeve qeveritare dhe keq menaxhimit financiar.

Një tjetër investigim i saj në vitin 2007 është mbi inflacionin dhe mungesën ushqimore, në vitin 2010 hetoi çështjen për Telekomin e Kosovës. Xharra është përballur me çështje gjyqësore në vitin 2012, kur në njërin prej investigimeve të saj ajo flet për korrupsionin e qeverisë lidhur bizneset. Ajo fitoi këtë çështje, ndërsa vendimi i Gjykatës theksonte se i ishte përmbajtur Kodit të Etikës për mediat e shkruara të Kosovës. Gjatë një periudhe 18 mujore që fillon në vitin 2012, Xharra ka hetuar rritjen e aktivitetit fetar që nga rënia e socializmit në ish-Jugosllavi.

Ajo raportoi mbi ekstremizmin fetar dhe ndikimin i saj në shoqëri. Duke vlerësuar ekstremistët islamikë që veprojnë në Kosovë, ajo zbuloi lidhje me organizata terroriste. Zbulimi i këtyre lidhjeve i shkaktuan asaj kërcënime me vdekje.