PolitikëTe gjitha

Gazetarja e pyet pse ka munguar në media, Kryemadhi ia kthen me një shprehje të mamasë së Petrit Vasilit


Në një takim me gazetarët Monika Kryemadhi teksa u pyet se përse kohët e fundit nuk është shfaqur në media është përgjigjur duke përmendur një shprehje të nënës së Petrit Vasilit.


Merita Haklaj “Top Channel”: Zonja Kryemadhi, rasti i Gjirokastrës dje ku kishit një bashkëpunim mes LSI dhe PD, a është një sinjal për bashkëpunim për zgjedhjet që po vijnë? A është një sinjal që i jepet PS-së, si mund ta lexojmë këtë?

Monika Kryemadhi: Përsa i përket mungesës sime në media jemi mësuar më modele të vjetra, me kryetarë dhe partia nuk është vetëm e kryetarëve, Nuk është e jona por e të gjithëve. Dhe nuk ka munguar, kanë qenë prezent Haxhinasto, Kërpaçi, Brahimllari, Gjoshaj, Naço… Siç thotë edhe nëna e Petrit Vasilit: Më mirë qani nga malli se nga halli, sa të kenë hall socialistët se mund të kërcasë ndonjë çizme tjetër /Tiranapost.al

Kryemadhi fton qeverinë: Ju japim paketën tonë për antivarfërinë, siç bëmë për vettingun në Polici