Aktualitet

Gazetarja e kulturës, Fjodora Fjora: Sanremo i vjetruar si koncept. Ja çfarë shoh në shtëpi për vete

Gazetarja e kulturës, Fjodora Fjora: Sanremo i vjetruar si koncept. Ja

E ftuar në “Ditë e re”, Fjodora Fjora si gazetare kulture është pyetur për Eurovizionin, Sanremon dhe a e meriton Alketa Vejsiu prezantimin e këtij të fundit.

“Nuk e di, mua s`më intereson fare Sanremo. Po flet me një njeri që nuk e nget fare. Mund të më pëlqejnë këngëtarë të caktuar italianë, muzika e tyre, por jo Sanremo. Mund të shoh ndonjë emision francez, ndonjë në Netflix. Nuk më pëlqen, është shumë i vjetruar në konceptin tim, ndoshta para 15, 20 vitesh.

Nuk jam as e dhënë për të ndjekur Festivalin e Këngës në RTSH. Unë ndjek më shumë Këngën Magjike. Nuk e kuptoj fare këtë luftën Eurovizion, më duket një fshatarësi e madhe, e ngelur pas mode. Pse duhet të merremi me një Eurovizion, është ndoshta ngjarja më koti që ndodh në Europë përsa i përket artit dhe kulturës”, tha Fjodora duke u shtuar në listën e grave si Monica Bellucci, Michelle Hunziker apo Mirela Kumbaro që e kanë bojkotuar tashmë këtë festival, sidomos pas deklaratës së producentit Amadeus që e vuri theksin tek bukuria e prezantueseve të zgjedhura dhe jo aftësitë e tyre. Një ndër to këtë vit është edhe Alketa Vejsiu.

https://www.youtube.com/watch?v=TUou1vLx5XU

*Ky post u realizua nga Fabjola Hije referuar "Ditë e re" në Ora News