Art & Kulturë Te gjitha

Gazetarja e famshme e CNN impresionohet nga takimi me Ermonela Jahon, poston foton dhe mesazhin


Gazetarja e famshme e CNN, Christiane Amanpour ka postuar një foto me Ermonela Jahon në Londër, duke e vlerësuar maksimalisht sopranon shqiptare

Prapaskenat këtë fundjavë. E impresionuar nga sopranoja e shkëlqyer shqiptare, Ermonela Jaho, në rolin e Violetës në një histori tragjike të dashurisë, “Verdi La Traviata”, shkruan gazetarja bashkangjitur postimit.

Gazetarja e famshme ka realizuar një intervistë për operan “La Traviata” e Xhuzepe Verdit, pjesë e të cilës është edhe sopranoja shqiptare, Ermonela Jaho./Tiranapost/A.C