Lajme nga Bota

Gazetarja e Elle e akuzon për ngacmim seksual, Trump: E para... nuk është tipi im

Gazetarja e Elle e akuzon për ngacmim seksual, Trump: E para... nuk

Iu rikthyen akuzat se ka ngacmuar seksualisht një tjetër grua. Rasti i fundit bën fjalë për një gazetare e cila ka treguar se presidenti e ka ngacmuar seksualisht në vitin 1990. Rasti bën fjalë për gazetaren me emrin E.Jean Carroll e cila kërkon që presidenti të dalë para drejtësisë dhe të marrë përgjegjësinë për veprimet e tij. Por presidenti Trump, i njohur për përgjigjet e tij të forta dhe ironike ka thënë se nuk mund të ketë ndodhur, sepse: Nuk është tipi im!

E. Jean Carroll and Donald Trump

Trump tha se Carroll po gënjen totalisht me pretendimet e saj se e ka ngacmuar seksualisht në një dyqan në New York.

“E kam përgjigjen me gjithë respektin. E para, ajo nuk është fare tipi im. E dyta, nuk ka ndodhur kurrë, kurrë… Ok?”, deklaroi presidenti për The Hill.

75 vjeçarja i bëri akuzat e saj gjatë një interviste të dhënë për New York Magazine të premten e shkuar.

Image result for E. Jean Carroll

Gjatë intervistës më pas me CNN dhe MSNBC, gazetarja e Elle tha se do e merrte në konsideratë të akuzonte ligjërisht presidentin, duke ngritur një padi.

Carroll bëhet gruaja e 16-të që i shtohet listës së akuzueseve të Trump, por ky i fundit thotë se nuk ka lidhje me asnjë nga historitë. Historia vazhdon... / Artikulli i marrë nga BBC/ Tiranapost.al.E.B

E. Jean Carroll attending an event in 2015

Image result for E. Jean Carroll

Image result for E. Jean Carroll