Aktualitet

Gazetari kundër peticionit për mbrojtjen e kafshëve: Ata janë kokëkanaçe

“Kokëkanaçe”, kështu i ka cilësuar gazetari Dritan Hila të gjithë ata që kanë dalë në mbrojtje të kafshëve. Në një postim në Facebook, Hila shkruan nuk ka asnjë qytet në perëndim që të ketë qen rrugësh.

[caption id="attachment_124513" align="aligncenter" width="488"]dritan hilaStatusi në Facebook[/caption]

Një grup qytetarësh u grumbulluan të shtunën para selinë së Parlamentit, nga ku nisën mbledhjen e firmave për një peticion që i kërkon Parlamentit miratimin e ligjit për mbrojtjen e kafshëve në Shqipëri.

Kjo iniciativë erdhi pas një serie ngjarjesh të dhunshme ndaj kafshëve, të bëra publike në mediat sociale. Më e fundit ishte ajo në një fshat të Kuçovës, ku disa të rinj filmonin njëri-tjetrin ndërsa masakronin me sopatë një qenush të lidhur.

Iniciativa kërkon mes të tjerash që të dënohen si vepra penale rastet e dhunës fizike dhe psikologjike ndaj kafshëve, braktisja e kafshëve shtëpiake, si dhe shfrytëzimi i tyre për veprimtari të jashtëligjshme siç është rasti i ndeshjeve mes qensh. /g.f/tiranapost.al

Na kontaktoni: 0684084690 /email: [email protected]