Aktualitet

Gazetari: A keni bërë ndonjë gabim? Bushati: Periudha e reflektimit ju garantoj do të jetë e plotë

Esencë Editori/ Ka folur për një reflektim të plotë duke dhënë mesazhe në gjuhë diplomatike, por edhe politike. Për çfarë do të reflektojë një ministër që askush nuk u ankua për të, as vetë ai që e shkarkoi, por siç e ka thënë Edi Rama thjesht energji të reja...!!
Gazetari: A keni bërë ndonjë gabim? Bushati: Periudha e

Pas mbylljes së konferencës me Ministrin e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Vendeve të Ulëta, Stef Blok, gazetari e pyet Bushatin:

Ndoshta kjo është konferenca juaj e fundit për shtyp zoti Ministër, ndoshta, të presim vendimin e presidentit Meta. Në këto 5 vite e gjysmë, cila është gjëja që ndoshta e keni bërë gabim, ose ndoshta një deklaratë që e keni bërë gabim dhe ndoshta do e tërhiqnit po të ktheheshit pas në kohë? 

Bushati: Duhet të kem bërë më shumë sesa një gabim por periudha e reflektimit ende nuk ka filluar dhe ju garantoj që do jetë e plotë./ Copyright/ Tiranapost.al.