• Shqip
  • English
  • E enjte, 17 Tetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Rajoni Të gjitha

    Gazetari Idro Seferi i dhuron fjalor të gjuhës shqipe. Si e priti Presidenti serb Vuçiç


    Presidenti serb Aleksandër Vuçiç mori sot dhuratë fjalorin e gjuhës shqipe nga korrespondenti i TV Klanit, Idro Seferi.

    Gazetari shqiptar i bëri një dhuratë domethënëse Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç: fjalorin e gjuhës shqipe.

    Këtë moment e bëri të ditur vetë Vuçiç, i cili ndau në Instagram dedikimin e shkruar nga korrespondenti i TV Klan, Idro Seferi.

    “‘Shkëlqesisë së tij Presidentit Aleksandër Vuçiç i dhuroj fjalorin tim personal për t’u kuptuar më mirë në të ardhmen sesa në të kaluarën’, një dedikim në librin e fjalorit të gjuhës shqipe që Presidenti Vuçiç mori nga korrespondenti i TV Klan i gjuhës shqipe, Idriz seferi, gjatë një interviste për televizionin”, shkroi Vuçiç në Instagram.

    Disa ditë më parë Vuçiç gjatë një interviste iu drejtua gazetarit shqiptar nëse e tha mirë një fjalë në gjuhën shqipe./ Tiranapost.al

    Video/ Vuçiç flet shqip publikisht dhe bën batuta me gazetarin nga Kosova. Çfarë fsheh?

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected]