• Shqip
  • English
  • E diel, 22 Shtator 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Kryesore Të gjitha

    Gazetari Artan Hoxha zbulon kush fshihet pas qytetarit dixhital të Berishës: Është ky prokuror tropojan


    Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka treguar emrin e prokurorit që i dërgon videot nga vendi i hetimit ish-Kryeministrit Sali Berisha, dhe më pas ky i fundit i poston në Facebook nën emrin e “qytetarit dixhital”.

    I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, Hoxha hodhi dyshime se videon e publikuar nga Berisha për drogën  në Babicë, Berisha e ka siguruar nga prokurori tropojan, Besim Hajdarmataj.

    Hoxha: Kush e filmoi videon dje në Babicë? Sipas operacionit, u kujdes që asnjë nga punonjësit e policisë të mos kishte celular, por doli video në Facebook e Berishës. Pra, ishin oficerët e prokurorisë të cilët kishin celularë dhe ata e filmuan.

    Prokurori që ka dosjen e Tahirit është Besim Hadarmataj dhe ka hetuar 150 vrasje në Tropojë dhe s’ka asnjë të arrestuar. Ai tani po arreston Saimir Tahirin. E.C/ Copyright TiranaPost.al

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected] ose 068 408 1690