Lajme nga Bota

Gazetari amerikan përlotet nga ajo që i ndodh në Prishtinë

Gazetari amerikan përlotet nga ajo që i ndodh në Prishtinë

Gazetari amerikan Nolan Peterson ka ndarë një histori tepër të veçantë në rrjetet sociale, teksa merrte pjesë në festimet për 11-vjetorin e pavarësisë së Kosovës.

Peterson është befasuar nga një kamerier në Prishtinë. Korrespondenti për “The Daily Signal” ka treguar sesi në një lokal në kryeqytetin kosovar nuk është lejuar të paguajë drekën.

Ja çfarë shkruan ai

Sot Kosova festoi 11 vjet pavarësi. Para paradës, hëngra drekë në një lokal në Prishtinë. Kur e pyeta për faturën, kamerieri thjesht buzëqeshi dhe tha, “Qeras unë”. E pyeta pse. "Vendi juaj shpëtoi vendin tim", tha ai. "Më e pakta që mund të bëj është të paguaj këtë drekë”./Tiranapost/A.C