Aktualitet

Gazetarët shqiptarë ia sjellin në majë të hundës Ermal Metës: Po gaboni rëndë me mua dhe familjen time

Ermal Meta nuk po e gëzon i qetë fitoren personale. Mediat shqiptare dhe specifikisht gazetarët e kanë kaluar limitin duke abuzuar me fjalët e tij. Prej ditësh në fakt qarkullon i njëjti lajm në portale të ndryshme, në të cilin shkruhet se Ermal Meta ia ka dedikuar njëherësh këtë këngë edhe të atit duke e quajtur atë “bastard”. Ermali ka vendosur t`i vërë pikat mbi i dhe për këtë ka zgjedhur Facebook-un.

“Mesazh për të gjithë gazetarët shqiptarë: Mos spekuloni mbi jetën time, ju nuk dini asgjë nga jeta ime. Kur në atë intervistë përdora fjalën bastard nuk thashë asnjë emër. Mos e shtoni ju atë emër sepse gaboni rëndë jo vetëm me mua por edhe me familjen e personit për të cilin po shkruani ose po flisni. Kënga që fitoi festivalin e Sanremos është kundër terrorizmit dhe asgjë më shumë. Shpresoj të mos lexoj më gjëra të tilla. Faleminderit për vëmendjen. Ermal Meta”, shkruan ai.

[caption id="attachment_182776" align="aligncenter" width="477"](Postimi i Ermal Metës në Facebook)[/caption]

Hesapet me këngën e dedikuar jetës së tij i mbylli që vitin e shkruar. Nuk do bëjë të njëjtën gjë çdo vit. Kështu që herë tjetër duhet më shumë kujdes./Tiranapost.al

Na kontaktoni: 0684084690 /email: [email protected]