• Shqip
  • English
  • E martë, 16 Korrik 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Të gjitha

    Gazetarët e pyesin për krimin në Shkodër, Pjetri: Nuk më frikëson, as më ndal të bëj punën


    Një nga bashkitë më të rëndësishme në veri prej shumë vitesh e drejtuar nga forca politike e djathtë, Shkodra, që nga PS ka një kandidat për kryetar Bashkie, Valdrin Pjetri. Në një konferencë  për mediat, Pjetri u pyet nga gazetarët lidhur me situatën në Shkodër, për krimin, teksa u përmend edhe etiketimi i qytetit si Palermoja e Shqipërisë. Por Pjetri thotë se nuk i frikësohet një situatë të tillë dhe se do të bëjë punën e tij me projektet në të mirë të qytetarëve. I cituar nga Report TV, Pjetri ka thënë:

      “As nuk më frikëson as nuk më ndal për të bërë punën time në zbatim të ligjit dhe për të zbatuar projektet për t’ju ardhur në ndihmë qytetarëve”.

    Pjetri ndodhet në një garë ende pa kundërshtar, për shkak se PD ka paralajmëruar se nuk do futet në zgjedhje, madje do i bojkotojë ato, dhe sipas tij një situatë e tillë nuk duhet të kishte ndodhur, por gjithsesi respekton vendimin e opozitës.

     “Do doja që të kisha kandidat do të ishte një garë shumë e bukur që të luftonte projekti me projektin për të mirën e qytetit duke pasur konkurrencë të gjithë do të ishim më të kujdesshëm për projektin për të bërë diçka më të mirë për qytetin. Nuk është zgjedhje e imja, por e tyre i pozitës që bojkotoi zgjedhjet” . Pjetri ftoi qytetarët shkodranë që të votojnë ditën e zgjedhjeve të 30 qershorit. / Tiranapost.al. E.B

    Bushati nga Shkodra: Mirë do ishte të kishim kundërshtar, por i bëj thirrje qytetarëve të mbështesin Valdrinin