Aktualitet

Gazeta gjermane “Welt” promovon kuzhinën tradicionale shqiptare

Gazeta gjermane “Welt” promovon kuzhinën tradicionale shqiptare

Pallate të bardha të ndritshme me shtylla prej guri dhe shqiponja të arta mbi çati, shtëpi me fasada tërheqëse, kafene të populluara mbi tarraca, struktura me kupolë të stërmadhe e Katedrales moderne “Ngjallja e Krishtit”. Një udhëtim me taksi nëpër kryeqytetin e Shqipërisë është si një turne nëpër ndalesat kryesore të historisë shqiptare – dhe pse jo një pjesë e pazbuluar e Europës.

Kështu e nis artikullin e saj gazeta e përditshme gjermane “Welt” kushtuar Shqipërisë për të cilën thotë se po shndërrohet në një destinacion të turizmit kulinar.

Vendi nuk është akoma i mbipopulluar, ndonëse shquhet për pushime në bregdetin e Adriatikut, me fshatra origjinale, çmime të arsyeshme, njerëz mikpritës dhe, mbi të gjitha, kuzhinën e shkëlqyer tradicionale. Ky vend ishte harruar prej kohësh. Shqipëria zë një sipërfaqe të vogël dhe ka arritur të ruajë shumë mirë traditën e saj të kulinarisë.

Rreth 55% e popullsisë punon në bujqësi; 20 për qind e zonës është tokë bujqësore pjellore. Korrupsioni, krimi dhe mungesa e ndërgjegjësimit mjedisor e kanë shoqëruar përshkrimin e këtij vendi prej shumë kohësh. Por vendi po zhvillohet me ritme të larta. /Tiranapost.al/