Aktualitet

Gaz Paja s'na tha asgjë të re, vetëm se e tha me zë të lartë atë që të gjithë mendojnë

I ftuar në "Lart e Poshtë", Gaz Paja meqë paralelisht punon në "Portokalli" dhe luan në teatër u pyet se kë zgjidhte mes të dyjave dhe zgjodhi teatrin, si pjesa më e madhe e aktorëve. Dhe po ashtu si gjithë të tjerët edhe kur u pyet se kë ndjente si konkurrent në program tha: “Drejtuesit aty bëjnë favore sipas tekave të tyre, por nuk shoh asnjë konkurrent aty. Fare, zero”.

Megjithëse kur është pyetur njëherë, rreth 3 vjet më parë në “6 ditë pa Ermalin” se kush ishte aktori më i mirë i “Portokallisë”, ka thënë: “E kam përgjigjen gati. Rezart Veleshnja është aktori më i mirë”. Mbase e ka pasur fjalën përveç vetes, se vetja s`quhet në këtë rast.

[embed]https://youtu.be/wmcPfyBHMtg?t=15m10s[/embed]

Nga ana tjetër, të gjithë aktorët po t`i pyesin se a kanë konkurrentë brenda “Portokallisë” do përgjigjeshin po njësoj, se s`kanë konkurrent. Vetëm se Gazi ka guximin t`i thotë me zë të lartë ato që i mendon ai dhe gjithë të tjerët./F.H/Tiranapost.al

[caption id="attachment_199438" align="aligncenter" width="617"](Gazi dhe Rezart Veleshnja, foto nga Instagrami)[/caption]

Na kontaktoni: 0684084690 /email: [email protected]