Sport Te gjitha

Gattuso: Jam krenar për skuadrën time


Gennaro Gattuso, pas barazimit 0-0 në “San Siro” kundër Napoli nuk mund të mos jetë i kënaqur. Ruajtja e rrjetës së paprekur ndaj Napoli të Sarri nuk është e lehtë, sidomos kur mungojnë dy qendërmbrojtësit titullarë Bonucci dhe Romagnoli.

“Jam i kënaqur dhe është meritë e futbollistëve, – tha trajneri i Milan. – E interpretuam shumë mirë ndeshjen, me personalitet, duke nisur nga Gigio Donnarumma. Bëmë atë që duhet të dënim, sidomos kur u mbrojtëm. Nuk i dhamë shumë mundësi Napoli. Zapata dhe Musachio kishin luajtur vetëm dy ndeshje bashkë, por sot bënë një punë shumë të mirë.”

Gigio Donnarumma shpëtoi sërish kuqezinjtë me një pritje vendimtare ndaj Milik, në minutën e fundit shtesë.

“Sot Gigio, më shumë se për pritjen, sepse ato i bën zakonisht, më pëlqeu për qetësinë dhe besimin që i dha të gjithë repartit. U tregua perfekt edhe në nisjen e aksioneve. Kemi shumë mundësi përmirësimi. Eshtë e vështirë të arrijmë në Champions, por edhe për të shkuar në Europa League na duhet ende shumë punë. Pastaj do të mendojmë për finalen e Kupës së Italisë, sepse mund ta mbyllim vitin me trofe.” /XH.K