• Shqip
  • English
  • E hënë, 16 Shtator 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Të gjitha

    Gati spitali i ri i Elbasanit, Rama: Shëndetësia ka ende shumë probleme, por nuk mund të mohohet transformimi


    Prej javës së ardhshme, 275 mijë banorë të qarkut të Elbasanit do të përfitojnë nga hapja e spitalit të ri të Urgjencës dhe Patologjisë.

    Kryeministri Edi Rama, i cili ka publikuar edhe disa fotografi se si ishte dhe si u transformua ky spital rajonal thotë se:

    “Javën e ardhshme çel dyert Spitali i Ri i Urgjencës dhe Patologjisë në Elbasan, të cilin e gjetëm siç mund ta shihni në këtë album dhe me këtë rast, u them të tërë atyre që e kanë fjalën e keqe në majë gjuhës: E vërtetë, shëndetësia ka ende shumë probleme, mangësi e nevoja, POR AMA, kur sheh nga u nisëm, duhet të jesh komplet i qorruar për të mohuar transformimin real të këtyre viteve”.

    Spitali i ri në Elbasan, një investim me vlerë 174 milionë lekë ka një kapacitet prej 75 shtretërish, dy salla operacioni dhe aparatura të teknologjisë së lartë. /Tiranapost.al/

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected] ose 068 408 1690