Aktualitet

Gati për sezonin turistik, 1 mijë vullnetarë pastrojnë Kepin e Rodonit

Gati për sezonin turistik, 1 mijë vullnetarë pastrojnë Kepin

Rreth 1 mijë vullnetarë kanë ndërmarrë sot një aksion masiv pastrimi përgjatë bregut të detit në Kepin e Rodonit. Aksionit iu bashkuan edhe ministri Blendi Klosi, përfaqësues të Eko Mendje, nga Zonat e Mbrojtura, prefektura e Durrësit dhe struktura të tjera të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit

Operacioni i pastrimit do të shtrihet në të gjithë Shqipërinë. Klosi kërkoi bashkëpunimin e të gjithë qytetarëve, për Shqipëri më të pastër, në prag të sezonit të ri veror.

“Sot është një nga operacionet më të bukura të pastrimit, që ne kemi organizuar në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Tokës. Së bashku me Eko Mendjen dhe me prefekturën e Durrësit kemi organizuar rreth 1000 vullnetarë, që kanë ardhur për të pastruar Kepin e Rodonit, për të vazhduar operacionin e pastrimit, për të pastruar të gjithë zonën dhe për ta bërë gati për sezonin turistik, për të dhënë një mesazh të qartë në mbështetje të të gjitha zonave të mbrojtura dhe për zonat turistike me vlera të trashëgimisë kulturore”, – tha ministri Klosi nga Kepi i Rodonit./Tiranapost/A.C