Kryesore Aktualitet Te gjitha

Gati godina e Vettingut. Ligji nis zbatimin nga kontrolli i pronave të gjyqtarëve


Edhe pse do të duhet të mblidhet Parlamenti i ri për të nisur nga puna për shqyrtimin e dosjeve konkrete të gjyqtarëve dhe prokurorëve, ligji i vettingut ka nisur zbatimin e tij. Dhe institucionet shqiptare duket të jenë të vendosura për të mos humbur kohë.

Është Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë që ka nisur të shqyrtojë vërtetësinë e deklarimeve në formularët përkatës nga njerëzit e drejtësisë.

Konkretisht, sipas asaj që raporton Top Channel, ILDKPKI dhe Drejtoria e Hipotekave po bashkëpunojnë ngushtë në një proces verifikimi për të zbuluar nëse gjyqtarët apo prokurorët kanë pasuri të paluajtshme të padeklaruar.

Kjo procedurë në fakt do të kërkojë kohë deri në fund të vitit. Por informacionet e dala nga ky verifikim do të jenë gati në kohë kur edhe godina e punës së insitucioneve të vettingut të ketë mbaruar restaurimin.

Kjo pasi tashmë institucionet që do të bëjnë rivlerësimin e pasurisë dhe figurës së gjyqtarëve dhe prokurorëve do të kenë një godinë të tyre të vendosur në qendër të Tiranës. E njohur deri më sot si  godina e ish-Lidhjes së Shkrimtarëve, ajo i është nënshtruar restaurimit.

Me një kosto prej rreth 1 milion euro, “Godina e vettingut” do të jetë gati po ashtu në fund të vitit. E.C/ Copyright Tiranapost.al

Komento:

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *