Aktualitet

Gaslighting: Manipulimi më i rrezikshëm me të cilin përballemi çdo ditë

Universi mund të jetë shpesh herë një vend i çuditshëm. Kam bërë shumë kërkime në lidhje me një formë të abuzimit mendor apo manipulimit që shumë prej nesh nuk e dinë, por në fakt përballen me të çdo ditë. Është një nga ato gjëra që ne as nuk e kuptojmë se po na ndodh, por në fund përballemi me rezultatet: dyshimi tek vetja, ulja e vetëbesimit dhe nënvlerësimi.

Bota ka plot mënyra për të na mposhtur, për të na larguar edhe më të mirën tonë kohë pas kohe, por kjo formë specifike e manipulimit mund të identifikohet dhe të largohet nëse arrijmë të bëjmë dallimin e të mos humbin më të rëndësishmen, perceptimin vetjak.

Dyshimi tek vetja.

Në vitin 1938, u shfaq një dramë e quajtur "Gas Light", e cila u adaptua më vonë në një film në vitin 1944. Në histori, një burrë bën gjithçka për të bindur gruan dhe të njohurit e saj se ajo është çmendur , ai filloi të ndryshojë vendet e objekteve në shtëpinë e tyre. Kur gruaja i tregonte burrit për objektet që lëviznin nga një vend në një vend tjetër, ai e bindi se nuk ishte e vërtetë dhe se ajo ishte çmendur. Ditë pas ditë, gruaja fillon të ushqejë dyshime tek vetja, të krijuara nga ato ndryshime të objekteve që i bënte burri.

Për këtë arsye drama quhet Gaslight, manipulimi mendor, ku personi që e bën këtë, vë në dyshim realitetin e personit tjetër.

Çelësi i gjithë kësaj historie ishte aftësia e burrit për  të ndryshuar perceptimin e gruas së tij mbi realitetin. Ai bëri që gruaja të dyshonte tek vetja dhe shëndeti i saj mendor, duke vënë në dyshim edhe realitetin që ajo po jetonte. Kjo është një formë e abuzimit mendor që njerëzit shpesh nuk e kuptojnë se çfarë po ndodh realisht me ta.

Aftësia për të kontrolluar perceptimet, në këtë rast të viktimës-gruas, për veten dhe gjërat që e rrethojnë, u lejon atyre të kontrollojnë viktimën. Në realitet, kjo ndodh çdo ditë. Sillet gjithë kohën përreth nesh. Sa reklama në ditë shihni, ku thuhet se përdorimi e një produkti përmirëson jetën tonë?

Ashti si ndriçimi me gas, që fillon të zbehet, kështu ndodh edhe me njeriun nëse ushqen dyshime tek vetja dhe realiteti, deri sa drita të shuhet, (Gaslight). Jemi krijuar të mendojmë se disa aspekte të jetës tonë ose vetë jeta jonë është e paplotësuar. Jemi krijuar për të dyshuar ndaj vetes. Jemi krijuar për të menduar se çdo produkt që është duke u shitur është zgjidhja për atë që mungon në jetën tonë.

Manipulimi në jetën tonë.

Ajo që frymëzoi këtë artikull përfshin një nga gratë më të bukura dhe më të mahnitshme që kam njohur, Katerine Valentine e cila ishte në krah të një burri që kurrë nuk e meritonte të  ishte me të. I shpjegova asaj se ka njerëz në jetën tonë që do përpiqen të na përulin e të na bëjnë të dyshojmë mbi veten tonë,  që të barazohemi e të biem në nivelin e tyre..

Kështu lind pyetja:  Cila është zgjidhja ndaj Gaslighting dhe si ta ndalojmë?

Të qëndrojnë e të ruajmë realitetin tonë nëpërmjet perceptimeve tona dhe jo të tjerëve. Do t’iu them të njëjtën gjë që i thashë asaj: Shiko, ka njerëz në këtë botë që do përpiqen t’ju bindin për diçka që ju nuk e shihi siç e sheh ai.  Ka njerëz që do përpiqen të vjedhin magjinë dhe të bëjnë të shurdhër. Kjo sepse ata kanë nevojë që  ju të bëheni si ato, të bini në nivelin e tyre.

Nëse ti mendon se je: për shembull njëbrirësh ai do mundohet të të bindë se në fakt je një kalë. Por nëse ti mendon dhe e percepton se je njëbrirësh, ashtu duhet të jetë, ti je një në 7.4 miliard njerëz në botë. Kjo është një gjë e mrekullueshme ndaj jeto me perceptimet e tua dhe mos lejo askënd të të fusë në dyshime.

Gaslight: Manipulimi me mjete psikologjike, në episodin e parë të dramës, Karen Valentine manipulohet nga burri i saj, duke bërë që ajo të dyshonte tek vetja dhe realiteti që e rrethonte. Tiranapost.al E.B